___Translations___

_Kur'an?_

_Gadgets_

_Search_

_Links_

_Contribute_

_Note_

1 - Fatiha
2 - Bekare
3 - Ali Imran
4 - Nisa
5 - Maide
6 - En'am
7 - A'raf
8 - Enfal
9 - Tewbe
10 - Junus
11 - Hud
12 - Jusuf
13 - Rra'd
14 - Ibrahim
15 - Hixhr
16 - Nahl
17 - Isra
18 - Kehf
19 - Merjem
20 - Ta Ha
21 - Enbija
22 - Haxhxh
23 - Mu'minun
24 - Nur
25 - Furkan
26 - Shu'ara
27 - Neml
28 - Kasas
29 - Ankebut
30 - Rum
31 - Lukman
32 - Sexhde
33 - Ahzab
34 - Sebe'
35 - Fatir
36 - Ja Sin
37 - Saffat
38 - Sad
39 - Zumer
40 - Gafir
41 - Fussilet
42 - Shura
43 - Zuhruf
44 - Duhan
45 - Xhathije
46 - Ahkaf
47 - Muhammed
48 - Fet'h
49 - Huxhurat
50 - Kaf
51 - Dharijat
52 - Tur
53 - Nexhm
54 - Kamer
55 - Rahman
56 - Wakia
57 - Hadid
58 - Muxhadele
59 - Hashr
60 - Mumtehinet
61 - Saff
62 - Xhum'a
63 - Munafikun
64 - Tegabun
65 - Talak
66 - Tahrim
67 - Mulk
68 - Kalem
69 - Hakka
70 - Me'arixh
71 - Nuh
72 - Xhinn
73 - Muzemmil
74 - Mudeththir
75 - Kijame
76 - Insan
77 - Murselat
78 - Nebe'
79 - Nazi'at
80 - 'Abese
81 - Tekwir
82 - Infitar
83 - Mutaffifin
84 - Inshikak
85 - Buruxh
86 - Tarik
87 - A'la
88 - Gashije
89 - Fexhr
90 - Beled
91 - Shems
92 - Lejl
93 - Duha
94 - Inshirah
95 - Tin
96 - 'Alek
97 - Kadr
98 - Bejjine
99 - Zilzal
100 - 'Adijat
101 - Kari'a
102 - Tekathur
103 - 'Asr
104 - Humeze
105 - Fil
106 - Kurejsh
107 - Ma'un
108 - Kewther
109 - Kafirun
110 - Nasr
111 - Mesed
112 - Ihlas
113 - Felek
114 - Nas
SHQIP

74 - Mudeththir

 

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

 
1O ti i mbuluar!
 
2Ngrihu dhe tėrhiqu vėrejtjen (duke i thirrur).
 
3Dhe madhėroje Zotin tėnd!
 
4Dhe rrobat tua pastroji!
 
5Dhe tė keqės sė ndyrė largohu!
 
6Dhe mos u mburr me atė qė jep e tė duket shumė!
 
7Dhe pėr hir tė Zotit tėnd duro!
 
8E,kur tė fryhet nė Sur,
 
9Atėherė ajo ėshtė ditė e vėshtirė.
 
10Pėr jobesimtarėt ėshtė jo e lehtė.
 
11Ti, mė le Mua dhe atė qė e krijova tė vetmuar.
 
12Dhe bėra kėtė pasuri tė madhe.
 
13E bėra edhe me djem qė i ka me vete.
 
14Dhe Unė i lash nė disponim tė gjitha mundėsitė.
 
15E ai lakmon qė t’i shtoj edhe mė tepėr.
 
16E jo, se ai vėrtet ishte mohues i fakteve tona!
 
17Atė do ta ndrydhi me njė dėnim tė rėndė e tė padurueshėm.
 
18Pse ai shumė mendonte, radhitte e pėrgatiste (pėr Kur’anin).
 
19Qoftė i shkatėrruar, po si pėrceptonte?
 
20Prapė qoftė i shkatėrruar, po si pėrceptonte?
 
21Ai sėrish thellohej nė mendime.
 
22Pastaj mrrolej dhe bėhej edhe i vrazhdė.
 
23Pastaj ktheu shpinėn me mendjemadhėsi.
 
24E tha: “Ky (Kur’ani) nuk ėshtė tjetėr, vetėm se magji qė pėrcillet prej tė tjerėve.
 
25Ky nuk ėshtė tjetėr, pėrveē fjalė njerėzish!”
 
26E Unė atė do ta hedhė nė Sekar!
 
27E, ku e di ti se ēka ėshtė Sekar?
 
28Ai nuk lė send tė mbetet pa e djegur.
 
29Ai ėshtė qė ua prish dhe ua nxin lėkurat.
 
30Mbikėqyrės mbi tė janė nėntėmbėdhjetė.
 
31E mbiqėkyrės tė zjarrit, Ne nuk bėjmė tjetėr, pėrveē engjėjve dhe numrin e tyre (tė pėrmendur nė Kur’an) nuk e bėmė pėr tjetėr, por vetėm si sprovė pėr ata qė nuk besuan, e qė tė binden ata qė u ėshtė dhėnė libri, e atyre qė besuan t’u shtohet besimi, e atyre qė u ėshtė dhėmė libri dhe besimtarėt tė mos kenė dyshim, dhe ata qė zemrat i kanė tė sėmura dhe jobesimtarėt tė thonė: “ēka dashti All-llahu me kėtė shembull?” Ja ashtu, All-llahu e lė tė humbur atė qė do, e ushtrinė e Zotit tėnd nuk e di kush pos Atij, e ai (Sekari), nuk ėshtė tjetėr vetėm se njė pėrkujtim pėr njerėz.
 
32Jo, nuk ėshtė ashtu, Pasha hėnėn!
 
33Edhe natėn kur tėrhiqet!
 
34Edhe agimin kur agon!
 
35S’ka dyshim se ai (Sekari) ėshtė njė nga belatė mė tė mėdha.
 
36Ėshtė vėrejtje pėr njerėz!
 
37Pėr atė nga mesi juaj qė dėshiron tė pėrparojė (nė tė mira) apo tė ngecė.
 
38Secili njeri ėshtė pengė i veprės sė vet.
 
39Pėrveē atyre tė djathtėve.
 
40Qė janė nė Xhennete e i bėjnė pyetje njėri-tjetrit,
 
41Pėrkitazi me kriminelėt (e u thonė):
 
42“ēka u solli juve nė Sekar?”
 
43Ata thonė: “Nuk kemi qenė prej atyre qė faleshin ( qė bėnin namaz);
 
44Nuk kemi qenė qė ushqyenim tė varfėrit;
 
45Dhe kemi qenė qė pėrziheshim me tė tjerėt nė punė tė kota.
 
46Dhe kemi qenė qė nuk e besonim ditėn e gjykimit.
 
47Derisa na erdhi e vėrteta (vdekja)!”
 
48E tanimė, atyre nuk u bėn dobi ndėrmjetėsimi i ndėrmjetėsuesve,
 
49Po ēka kishin ata qė largohesin prej kėshillės (Kur’ait)?
 
50Ata ishin si gomarė tė trembur (tė egėr).
 
51Qė ikin prej luanit (ose prej gjahtarit).
 
52Veē kėsaj, secili prej tyre dėshironte t’i jepej libėr i posaēėm (i hapėt, i qartė).
 
53E jo! Por ata janė qė nuk frikėsohen botės tjetėr.
 
54Dhe jo! Se ai (Kur’ani) ėshtė kėshillė e lartė.
 
55E kush do, kėshillohet me tė.
 
56Po ata nuk mund tė marrin mėsim prej tij, vetėm nėse All-llahu di, Ai ėshtė i denjė pėr t’iu ruajtur dhe i denjė pėr falje mėkatesh!