Translations Suras
SHQIP

89 - Fexhr

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

 
1Pasha agimin!
 
2Pasha dhjetė netėt!
 
3Pasha ēiftin dhe pasha tekun!
 
4Pasha natėn qė shkon!
 
5A janė kėto betime pėr tė menēurin?
 
6A nuk e i ti se ē’bėri Zoti yt me Ad-in?
 
7Me banorėt e Iremit me ndėrtesa tė larta?
 
8Qė si ata (populli Ad) nuk ėshtė krijuar askush nė tokė!
 
9Dhe me Themudin, tė cilėt shpuan shkėmbinj nė luginėn (kura),
 
10Dhe me faraonin i fortifikuar me tenda (ushtarake)!
 
11Tė cilėt e tepruan me krime nė tokė.
 
12Dhe nė tė shtuan shkatėrrimin.
 
13E All-llahu kundėr tyre lėshoi lloj-lloj dėnimesh.
 
14Pse Zoti yt ėshtė qė pėrcjell (u rri nė pritė).
 
15E njeriu, kur e sprovon Zoti i tij, e nderon dhe e begaton, ai thotė: “Zoti im mė ka nderuar!”
 
16Por, kur pėr ta sprovuar ia pakėson furnizimin (e varfėron), ai thotė: “Zoti im mė ka nėnēmuar!”
 
17Jo, nuk ėshtė ashtu! Por (punoni edhe mė zi) ju nuk pėrfillnit bonjakun,
 
18Nuk cytni njėri-tjetrin pėr ta ushqyer tė varfėrin,
 
19Dhe ju e hani me tė madhe trashėgimin (padrejtė).
 
20Dhe pasurinė e doni sė tepėrmi.
 
21Jo, mosni ashtu! Kur tė dridhet toka njėpasnjėshėm!
 
22Dhe kur tė vijė Zoti yt dhe engjėjt qėndrojnė rradhė-rradhė!
 
23Dhe atė ditė sillet Xhehennemi, ditėn kur pėrkujtohet njeriu, e ē’dobi i bėn atij pėrkujtimi?
 
24Thotė: “O, i gjori unė, sikur tė isha i parapėrgatitur pėr jetėn time!”
 
25Pra, ditėn kur nuk dėnon si Ai askush.
 
26Dhe nuk do tė farkojė pranga si Ai askush.
 
27O shpirt i qetėsuar!
 
28Kthehu te Zoti yt i kėnaqur (pėr vehte) e kėnaqės (pėr Zotin)!
 
29Hyr mes robėrve tė Mi!
 
30Dhe hyr nė Xhennetin Tim!
 
 
ReadTheQuran.org