Translations Suras
SHQIP

78 - Nebe'

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

 
1Pėr ēka ata i bėjnė pyetje njėri-tjetri?
 
2Pėr lajmin e madh e tronditės.
 
3Nė tė cilin ata janė nė kundėrshti.
 
4Jo, tė mos pyesin, sepse ata do ta kuptojnė!
 
5Pėrsėri Jo, se ata do ta kuptojnė!
 
6A nuk e bėmė Ne tokėn tė pėrshtatshme (pėr jetė),
 
7Ndėrsa kodrat shtylla?
 
8Dhe Ne u krijuam juve nė ēifte.
 
9Dhe gjumin tuaj ua bėmė pėr pushim.
 
10Dhe natėn ua bėmė mbulesė (si rrobet).
 
11Ndėrsa ditėn e bėmė pėr gjallėrim.
 
12Dhe Ne kemi ndėrtuar mbi ju njė shtatėshe tė fortė.
 
13Dhe kemi vėnė ndriēuesin qė flakėron.
 
14Dhe prej reve tė shtrydhura kemi lėshuar shi tė madh.
 
15Qė me tė tė rrisim drithėra e bimė.
 
16Edhe kopshte tė dendura palė mbi palė.
 
17S’ka dyshim se dita e gjykimit ėshtė caktuar.
 
18Ėshtė dita qė i fryhet surit, e ju vini grupe-grupe.
 
19Dhe qielli hapet e bėhet dyer-dyer.
 
20Dhe kodrat shkulen dhe bėhen pluhur (si valė rrezesh).
 
21E Xhehennemi ėshtė nė pritė (nė pusi).
 
22Ėshtė vendstrehim i arrogantėve.
 
23Aty do tė mbesin pėr tėrė kohėn (pa mbarim).
 
24Aty nuk do tė shijojnė as freskim, as ndonjė pije.
 
25Pėrveē ujė tė valė e kalbėsirė.
 
26Si ndėshkim i merituar.
 
27Ata ishin qė nuk pritnin se do tė jepin llogari.
 
28Dhe argumentet Tona i pėrgėnjeshtruan mė kėmbėngulje.
 
29Ndėrsa Ne ēdo send e kemi ruajtur me shkrim tė saktė.
 
30E ju pra, vuani, se Ne nuk do t’u shtojmė tjetėr vetėm se vuajtje.
 
31S’ka dyshim se tė devotshmit kanė fitime tė mėdha.
 
32Kopshte e vreshta rrushi.
 
33Edhe vasha tė njė moshe.
 
34Edhe gota tė mbushura plot verė.
 
35Aty nuk dėgjojnė fjalė tė kota, as gėnjeshtra.
 
36Shpėrblime e dhurata tė shumta dhėnė nga Zoti yt.
 
37Zoti i qiejve e i tokės, dhe ēka ka ndėrmjet tyre, qė ėshtė mėshirues, tė cilit nuk kanė tė drejtė t’i bėjnė vėrejtje.
 
38Atė ditė Xibrili dhe engjėjt qėndrojnė tė rreshtuar, askush nuk flet pos atij qė e lejon Mėshiruesi, dhe i cili e thotė tė vėrtetėn.
 
39Ajo ėshtė dita e vėrtetė, e kush dėshiron le tė kthehet rrugės te Zoti i vet.
 
40Ne ua tėrhoqėm juve (idhujtarėve) vėrejtjen pėr njė dėnim tė afėrt, nė ditėn kur njeriu (besimtar) shikon se ēka i kanė sjellė duart e veta, e jobesimtari thotė: “Ah, sa mirė do tė ishte pėr mua sikur tė isha dhe"!
 
 
ReadTheQuran.org