| Translations | Suras |
| SHQIP | |
75 - Kijame | |
Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit! | |
| 1 | Betohem nė ditėn e kijametit; |
| 2 | Betohem nė shpirtin qė ėshtė shumė qortues! |
| 3 | A mendon njeriu se nuk do ti tubojmė eshtrat e tij? |
| 4 | Po, do tia tubojmė! Duke qenė se Ne jemi tė zotėt tia rikrijojmė si kanė qenė edhe majat e gishtave tė tij! |
| 5 | Por, njeriu dėshiron tė vazhdojė edhe mėtej nė mėkate. |
| 6 | Andaj edhe pyet: Kur ėshtė dita e kijametit? |
| 7 | E, kur tė merren sytė (tė parėt)? |
| 8 | E tė zėhet hėna (errėsohet), |
| 9 | Dhe tė bashkohet dielli e hėna. |
| 10 | Atė ditė njeriu do tė thotė: Nga tė iket! |
| 11 | Jo, nuk ka strehim! |
| 12 | Atė ditė vetėm te Zoti yt ėshtė caku! |
| 13 | Atė ditė njeriu do tė njihet me atė qė ēoi para dhe me atė qė la prapa. |
| 14 | Po njeriu ėshtė dėshmitar i vetvetes. |
| 15 | Edhe nėse i paraqet arsyetimet e veta. |
| 16 | Ti (Muhammed) mos shqipto atė (Kuranin) me gjuhėn tėnde pėr ta nxėnė atė me tė shpejtė! |
| 17 | Sepse Ne e kemi pėr detyrė tubimin dhe leximin e tij! |
| 18 | E kur ta lexojnė atė ty, ti pėrcille me tė dėgjuar leximin e tij. |
| 19 | Dhe pastaj ėshtė obligim i yni qė ta shkoqisim atė. |
| 20 | Jo, nuk ėshtė ashtu! Por ju jeni qė e doni tė ngutshmen (dynjanė). |
| 21 | Dhe e lini pas shpine atė tė ardhmen (ahiretin). |
| 22 | Atė ditė do tė ketė fytyra tė shkėlqyera (tė gėzuara). |
| 23 | Qė Zotin e tyre e shikojnė. |
| 24 | Atė ditė ka fytyra edhe tė vrazhda. |
| 25 | Qė presin tu thyhet kurrizi (tė shkatėrrohen). |
| 26 | Jo dhe Jo! Po kur tė arrijė (shpirti) nė gropė tė fytit (tė gjoksit), |
| 27 | Dhe thuhet (nga familja e tė afėrmit): Kush do ta shėrojė? |
| 28 | Dhe ai bindet se ai po ndahet. |
| 29 | E ti puqet kofsha pėr kofshe (ti vėshtirėsohet gjendja). |
| 30 | Atė ditė vetėm te Zoti yt shkohet. |
| 31 | E ai as nuk vėrtetoi atė qė duhej, as nuk u falė. |
| 32 | Por pėrgėnjeshtroi dhe ktheu shpinėn. |
| 33 | Dhe shkonte te familja e tij me fodullėk. |
| 34 | Tė ėshtė afruar ty e keqja e tu afroftė! (ose i mjeri ti i mjeri). |
| 35 | Edhe nje herė tu afrua ty e keqja; tu afroftė! |
| 36 | A mos mendon njeriu se do tė lihet duke mos zėnė asgjė (pa kurrfarė pėrgjegjėsie). |
| 37 | A nuk ka qenė ai nė njė pikė ujė qė derdhet. |
| 38 | E pastaj u bė gjak i trashė, e Ai e krijoi dhe e pėrsosi? |
| 39 | Dhe prej tij Ai i bėri dy lloje: mashkullin dhe femrėn. |
| 40 | A nuk ėshtė Ai (Zot) i fuqishėm qė i ngjall tė vdekurit? |
| ReadTheQuran.org | |