Translations Suras
SHQIP

69 - Hakka

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

 
1Momenti i katastrofės sė pėrgjithshme (kijameti).
 
2ē’ėshtė kijameti?
 
3ēka tė mėsoi ty se ē’ėshtė kijameti?
 
4Themudi dhe Adi pėrgėnjeshtruan tronditjen (kijametin).
 
5Sa i pėrket Themudit, ata u shkatėrruan me krismė tė tmerrshme.
 
6Ndėrsa Adi ėshtė shkatėrruar me njė erė tė fortė, tė pakufishme.
 
7Atė Ai e lėshoi kundėr tyre shtatė net e tetė ditė rresht, kur shihje njerėzit nė to tė rrėzuar si tė ishi trupa hurmash tė zgavėruara.
 
8A e sheh prej tyre ndonjė qė ka mbetur?
 
9Erdhi faraoni dhe ata qė ishin para tij si dhe tė pėrmbysurit (fshatrat e popullit tė Lutit), me punė tė gabuara.
 
10Ata kundėrshtuan tė dėrguarin e Zotit tė tyre, e Ai i dėnoi ata me njė dėnim edhe mė tė madh (prej dėnimeve tė mėparshėm).
 
11Pasi qė uji pat vėrshuar, Ne ju bartėm nė anije.
 
12Pėr ta bėrė atė (ngjarje) pėrkujtim pėr ju dhe pėr ta ruajtur atė veshėt qė janė pėrkujtues.
 
13E kur tė fryhet nė surė njė e fryeme.
 
14Dhe tė ngrihen toka e kodrat e t’i mėshojnė njėra-tjetrės me njė tė goditur.
 
15Nė aė kohė ndodh e vėrteta (kijameti).
 
16E qielli ēahet, pse ai atė ditė ėshtė i raskapitur.
 
17Dhe engjėjt qėndrojnė nė skajet (anėt) e tij, e atė ditė, tetė (engjėj) e bartin mbi vete Arshin e Zotit tėnd.
 
18Atė ditė ju do tė ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtė asnjė sekret juaji.
 
19Kujt t’i jepet libri i vet nga e djathta e tij, ai do tė thotė: “O ju, qe, lexonie librin tim!”
 
20Unė kam qenė i bindur se do tė jap llogarinė time.
 
21Dhe ai atėherė ėshtė nė njė jetė tė kėnaqshme.
 
22Nė njė Xhennet tė lartė.
 
23Pemėt e tij i ka krejt afėr.
 
24(E thuhet) Hani e pini shijshėm, ngase nė ditėt e kaluara ju e pėrgatitėt kėtė.
 
25Ndėrkaq, kujt i jepen librat e veta nga e majta, ai thotė: “O i mjeri unė, tė mos mė jepej fare libri im.
 
26Dhe tė mos dijsha fare se ēka ėshtė llogaria ime.
 
27Ah, sikur tė kishte qenė ajo (vdekja e parė) mbarim i amshueshėm pėr mua.
 
28Pasuria ime nuk mė bėri fare dobi.
 
29U hoq prej meje ēdo kompetencė imja.
 
30U thuhet zebanive: Kapnie atė, vėnja prangat!
 
31Pastaj atė shtinie nė Xhehennem. . .
 
32Mandej, lidhne atė me njė zingjirė tė gjatė shtatėdhjetė kutė.
 
33Pse ai ka qenė qė nuk besoi All-llahun e madhėruar.
 
34Ai nuk nxiste pėr t’i ushqyer tė varfėrit.
 
35Ai sot nuk ka kėtu ndonjė mik.
 
36As ushqim tjetėr pėrveē tė tė shplarave.
 
37Qė atė nuk e ha kush, pos mėkatarėve.
 
38Pra Unė betohem nė atė qė e shihni!
 
39Edhe nė atė qė nuk e shihni!
 
40Se me tė vėrtetė ai (Kur’ani) ėshtė fjalė (e Zotit) qė e lexon i dėrguari i ndershėm.
 
41Ai nuk ėshtė fjalė e ndonjė poeti, po ju nuk besoni.
 
42Nuk ėshtė as fjalė e ndonji falltori, po ju nuk besoni.
 
43Ėshtė zbritje prej Zotit tė botėve!
 
44Sikur tė trillonte ai (Muhammedi) pėr Ne ndonjė fjalė!
 
45Ne do ta kapim atė me fuqinė Tonė.
 
46E pastaj do t’ia kėputnim atij arterien e zemrės.
 
47Askush prej jush nuk do tė mund tė ndėrhynte pėr mbrojtjen e tij.
 
48Ai (kur’ani) ėshtė kėshillė pėr tė ruajturit.
 
49S’ka dyshim se Ne dijmė qė prej jush ka qe e pėrgėnjeshtrojnė.
 
50Ai (Kur’ani) njėmend do tė jetė dėshprim pėr jobesimtarėt.
 
51Ai ėshtė e vėrtetė bindėse!
 
52Andaj, ti lartėsoje nga tė metat Zotin tėnd tė madhėruar!
 
 
ReadTheQuran.org