Translations Suras
SHQIP

65 - Talak

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

 
1O ti pejgamber, kur t’i lėshoni gratė, lėshoni ato nė vigjilje tė fillimit tė pritjes sė tyre (nė kohėn e pastėrtisė sė tyre) dhe kohėn e pritjes mbanie mend mirė e kini frikė All-llahut, Zotit tuaj, dhe mos i nxirrni ato prej shtėpive tė tyre, e edhe ato tė mos dalin ndryshe vetėm nėse bėjnė ndonjė vepėr tė keqe tė vėrtetuar. Kėto janė dispozitat e All-llahut, e kush del jashtė dispozitave tė All-llahut, ai e ka dėmtuar vetveten. Ti nuk e di, All-llahu pas asaj mund tė tė jap diēka rishtazi.
 
2E kur t’i afrohen ato mbarimit ta afatit tė tyre, atėherė ose mbani (i ktheni nė jetėn bashkėshortore) si duhet, ose ndanu prej tyre si ėshtė e udhės, e kėtė do ta dėshmojnė dy dėshmitarė tė drejtė nga mesi juaj dhe dėshmitė zbatojeni pėr hirė tė All-llahut. Kėshtu kėshillohet ai qė i beson All-llahut dhe ditės sė fundit, e kush iu pėrmbahet dispozitave tė All-llahut, atij Ai i hap rrugė,
 
3dhe e furnizon atė prej nga nuk kujton fare. Kėshtu i mbėshtetet All-llahut, Ai i mjafton atij, All-llahu realizon dėshirėn e vet dhe All-llahu ēdo gjėje ia ka caktuar kohėn (afatin).
 
4E ato nga gratė tuaja tė cilave u ėshtė ndėrprerė cikli mujor (menstruacioni) nėse nuk e keni ditur, koha e pritjes sė tyre ėshtė tre muaj, e ashtu edhe ato qė ende nuk kanė pasur menstruacion. Ndėrkaq, pėr shtatzėnat afati i pritjes sė tyre ėshtė derisa tė lindin. E kush i frikėsohet All-llahut, Ai atij ia lehtėson punėn.
 
5Ky ėshtė vendim i All-llahut qė ua zbriti juve, e kush e ka frikė All-llahun, Ai atij ia shlyen tė kėqijat dhe ia shton shpėrblimin.
 
6Ato (gratė e lėshuara), sipas mundėsisė suaj i vendosni nė ndonjė vend ku banoni ju, e mos i ngushtoni ato pėr t’i detyruar (tė dalin). Nė qoftė se ato janė shtatzėna, atėherė furnizoni ato derisa ta heqin barrėn e tyre, e nėse ato u japin gji fėmijėve tuaj, atėherė jepnu atyre shpėrblimin qė u takon dhe kini mirėkuptim nė mes jush ashtu si duhet, e nė qoftė se hasni nė vėshtirėsi ndėr vete, atėherė le tė kėrkojnė pėr tė gjidhėnėse tjetėr.
 
7Ai qė ėshtė i pasur, le tė shpenzojė sipas mundėsisė sė vet, e ai qė ėshtė ngusht nga pasuria, le tė japė nga ajo qė i ka dhėnė All-llahu, e All-llahu nuk ngarkon askė, vetėm aq sa i ka dhėnė; mirėpo pas vėshtirėsisė All-llahu sjell ēlirim (begati).
 
8Sa shumė banorė tė fshatrave, qė ishin kryeneēė ndaj urdhėrit tė Zotit tė vet dhe ndaj tė dėrguarėve tė Tij, Ne i kemi shpėrblyer me njė llogari tė ashpėr, i kemi ndėshkuar me njė dėnim tė papėrshkrueshėm.
 
9She ata e pėrjetuan barrėn e rėndė tė punės sė vet, kėshtu qė fundi i ēėshtjes sė tyre ishte dėshtimi.
 
10All-llahu u ka pėrgatitur dėnim tė rėndė, atyre pra, kinie frikė All-llahun o ju tė zotėt e mendjes. E ju qė keni besuar, All-llahu u zbriti juve shpalljen (Kur’anin).
 
11Tė dėrguarit qė ua lexon ajetet e qarta tė All-llahut pėr t’i nxjerrė ata qė besuan dhe bėnė cepra tė mira prej errėsirave nė dritė. Kush i beson All-llahut dhe bėn vepra tė mira, Ai e shpie atė nė Xhennete nėpėr tė cilat rrjedhin lumenj; aty do tė jenė pėrgjthmonė e kurrė pakėputur. All-llahu i ka dhėnė atij furnizim tė mirė. . .
 
12All-llahu ėshtė Ai qė krijoi shtatė palė qiej dhe prej tokės aq sa ata; nė to zbatohet vendimi i Tij pėr ta ditur ju se All-llahu ka fuqi pėr ēdo send dhe qė me tė vėrtetė All-llahu ka pėrfshirė ēdo send me dijen e vet.
 
 
ReadTheQuran.org