Translations Suras
SHQIP

64 - Tegabun

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

 
1Vetėm All-llahut i shprehin madhėrinė e lartėsimin ēka ka nė qiej dhe ēka nė tokė, dhe se vetėm e Tij ėshtė i tėrė pushteti dhe vetėm Atij i takon falėnderimi, e Ai ėshtė i gjithfuqishėm pėr ēdo send.
 
2Ai ėshtė qė u krijoi juve, e nga ju ka mohues dhe ka besimtarė. All-llahu e sheh shumė mirė atė qė e punoni.
 
3Ai krijoi qiejt dhe tokėn me urtėsi tė pėrsosur dhe Ai juve u dha formėn, e formėn tuaj e bėri tė bukur dhe vetėm te Ai ėshtė e ardhmja.
 
4Ai e di ē’ka nė qiej e nė tokė, e di atė qė e fshihni dhe atė qė e shfaqni haptazi, sepse All-llahu di edhe atė qė mbajnė nė zemrat.
 
5A nuk ju erdhi lajmi i atyre qė ishin mė parė e nuk besuan, ndaj edhe pėrjetuan barrėn e rėndė tė punės sė vet dhe ata kanė njė dėnim tė idhėt.
 
6Atė (dėnim e marrin) pėr shkak se atyre u vinin tė dėrguarit e vet me argumente tė qarta, e ata thoshin: “A njeriu i thjeshtė do tė na udhėzojė neve?” Dhe ashtu nuk besuan dhe u zmbrapsėn, po All-llahu nuk ka nevojė pėr ta; All-llahu ėshtė begatshėm, e i falėnderuar nga vetvetiu.
 
7Ata qė nuk besuan, menduan se kurrsesi nuk do tė ringjallen. Thuaj: “Po, pasha Zotin tim, pa tjetėr do tė ringjalleni dhe do tė njiheni me atė qė keni punuar, e ajo pėr All-llahun ėshtė lehtė!”
 
8Atėherė pra, pranonie All-llahun, tė dėrguarin e Tij dhe dritėn qė e zbritėm Ne. All-llahu ėshtė i njohur pėr atė qė veproni.
 
9Ditėn e kijametit, kur Ai u tubon juve, ajo ėshtė ditė e mashtrimit (ditėn e kijametit duket se kush ėshtė mashtruar). kush beson All-llahun dhe bėn vepra tė mira. Ai ia shlyen tė kėqijat e tij dhe atė e fut nė Xhennete, nėpėr tė cilat rrjedhin lumenj; aty do tė jenė pėrgjthmonė, e ai ėshtė shpėtimi i madh.
 
10E ata qė nuk besuan dhe pėrgėnjeshtruan argumentet Tona, tė tillėt janė banorėt e zjarrit; aty do tė jenė pėrgjithmonė, e ai ėshtė pėrfundim i keq.
 
11ēfarėdo e keqe qė ndodh (godet), nuk mund tė jetė ndryshe, vetėm sipas caktimit tė All-llahut, e kush i beson All-llahut, Ai ia udhėzon zemrėn e tij; All-llahu ėshtė i gjithdijshėm pėr ēdo send.
 
12Pra, respektonie All-llahun dhe respektonie tė dėrguarin, po nėse nuk e respektoni, atėherė detyrė e tė dėrguarit tonė ėshtė vetėm kumtimi i qartė.
 
13All-llahu ėshtė Ai qė pos Tij nuk ka zot tjetėr, prandaj vetėm All-llahut le t’i mbėshteten besimtarėt.
 
14O ju qė besuat, vėrtet, disa nga bashkėshortet tuaja dhe nga fėmojėt tuaj janė armiq tuaj, andaj kini kujdes ndaj tyre, e nėse nuk merrni masa, nuk ua vini veshin dhe i falni, ta dini se edhe All-llahu ėshtė mėkatfalės, mėshirues.
 
15S’ka dyshim se pasuria juaj dhe fėmijėt tuaj janė sprovė, ndėrsa ajo qė ėshtė te All-llahu, ėshtė shpėrblim i madh.
 
16Andaj, sa tė keni mundėsi ruanu prej dėnimit tė All-llahut, dėgjoni, respektoni dhe jepni pėr tė mirėn tuaj, e kush i ruhet lakmisė sė vetvetes, tė tillėt janė tė shpėtuarit.
 
17Nėse All-llahut i huazoni diēka tė mirė, Ai juve ua shumėfishon atė dhe ju falė; All-llahu ėshtė shumė mirėnjohės, i butė.
 
18Ėshtė i gjithdijshmi i tė fshehtės e i tė dukshmes, ėshtė ngadhėnjyesi, i urti.
 
 
ReadTheQuran.org