Translations Suras
SHQIP

63 - Munafikun

Me emrin e All-llahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!

 
1Kur tė erdhėn ty hipokritėt, tė thanė: “Ne dėshmojmė se vėrtet ti je i dėrguar i All-llahut!” E, All-llahu e di se ti je i dėrguar i Tij, por All-llahu dėshmon se hipokritėt janė rrenacakė (kur thonė ashtu).
 
2Ata betimin e tyre e bėjnė pėr t’u mbrojtur, andaj ata penguan nga rruga e All-llahut. Veprimi qė ata bėnė ėshtė shumė keq.
 
3Ngase ata besuan (me gojė) e pastaj mohuan, andaj zemrat e tyre u mbyllėn dhe ata nuk kuptojnė.
 
4E kur t’i shohish ata, trupat e tyre tė mahnisin, e kur tė flasin, fjalės sė tyre i vė veshin. Po ata janė si trungujt e zgavruar e tė mbėshtetur, e ēdo zė e mendojnė se ėshtė kundėr tyre. Ata janė armiq, pra ruaju prej tyre! All-llahu i vraftė, si shmangen nga e vėrteta!
 
5E kur u thuhet: “Ejani te i dėrguari i All-llahut qė ai tė kėrkojė prej Tij falje pėr ju”, ata tundin kokat e tyre dhe i sheh se si ta kthejnė shpinėn duke e mbajtur veten tė madh.
 
6Sa u pėrket atyre, ėshtė krejt njėsoj: si kėrkove pėr ta falje, si nuk kėrkove pėr ta falje (nga Zoti), sepse All-llahu kurrsesi nuk do t’i falė dhe ėshtė e sigurt se All-llahu nuk ia ofron udhėzimin popullit arrogant.
 
7Ata janė qė u thonė (vendasve tė Medinės): “Mos u jepni atyre qė janė me tė dėrguarin e All-llahut (muhaxhirėve), ashtu qė tė shpėrndahen!. Po, te All-llahu janė pasuritė (depot) e iqejve e tė tokės, por hipokritėt nuk janė duke kuptuar”.
 
8Ata thonė: “Nėse do tė kthehemi (prej gjuhės me beni Mustalikėt) nė Medine, ai mė i forti pa tjetėr prej aty ka pėr ta pėrzėnė atė mė tė dobėtin!” (ashtu thanė) Ndėrsa e tėrė krenaria i takon All-llahut, tė dėrguarit tė Tij dhe besimtarėve, por hipokritėt kėtė nuk e dinė.
 
9O ju qė besuat, as pasuria juaj e as fėmijėt tuaj tė mos u shmangin prej adhurimit tė All-llahut, e kush bėn ashtu tė tillėt janė mu ata tė humburit.
 
10Dhe jepni nga ajo qė Ne u kemi dhėnė juve, para se ndonjėrit prej jush t’i vijė vdekja, e atėherė tė thotė: “O Zoti im, pėrse nuk mė shtyve edhe pak afatin (e vdekjes), qė tė jepja lėmoshė e tė bėhesha prej tė mira!”
 
11Po, All-llahu kurrsesi askė nuk e shtyn pėr mė vonė, kur atij t’i vijė afati i vet. All-llahu hollėsisht ėshtė i njohur me atė qė ju punoni.
 
 
ReadTheQuran.org